Me afrimin e fushatës, Erjon Braçes i del mjekra

May 24, 2015 | 21:14
SHPËRNDAJE


Me afrimin e fushatës, në përgjithësi aktiviteti i politikanëve bëhet më i dendur. Të gjithë janë në punë nga mëngjesi deri në darkë, sepse, siç dihet, punohet fort nja dy muaj, për të shijuar katër vjet. Por është një deputet, i cili punon shumë gjatë gjithë kohës. Erjon Braçe ishte një punëtor i palodhur si në opozitë, por edhe tani që partia e tij ka pushtetin. Por ajo që kemi vënë re kohët e fundit dhe siç shihet edhe në foto, është se Braçe ka ndryshuar diçka në pamje, më saktë ka vendosur të lërë mjekër. Mjekrën e la pak kohë më parë edhe kolegu i tij Eduard Shalsi, por ai e hoqi vetëm pas pak ditësh. Të shohim sa do ta mbajë Erjoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura