“Më 25 prill është dita e ndryshimit”/ Erisa Xhixho viziton njësinë 4: Qepena të mbyllur dhe biznese që rrezikojnë falimentimin

Mar 16, 2021 | 20:26
SHPËRNDAJE

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho i shoqëruar nga kandidatët e tjerë për deputetë nga radhët e kësaj partie, Edmond Haxhinaston dhe Silva Caka, kanë parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhen bizneset e vogla në njësinë nr.4 në Tiranë.

160995860_280782593404837_2705353875574472346_n-750x375

Ajo shkruan se gjithandej në zonë vihen re qepena të mbyllur. Sipas saj, banorët ankohen për rritjen e taksave dhe rënien e xhiros.

Reagimi i plotë:

Qepena të mbyllur dhe biznese që rrezikojnë përditë falimentimin. Sot, së bashku me  Edmond Haxhinasto , @Silvacaka dëgjuam nga afër shqetësimet e bizneseve dhe të qytetarëve në njësinë nr.4.

“Xhiro ka rënë, kurse rritja e taksave, pagesa e energjisë dhe faturave po na merr shpirtin çdo ditë, po falimentojmë”, ishin vetëm disa nga ankesat e shumta që pronarët e bizneseve të vogla shprehnin me shqetësim.

Me LSI-në në qeverisje bizneset e vogla do të kenë 0 TVSH dhe 0 tatim fitimi për xhiro 140 milionë lekë në vit, mundësi më të mira punësimi dhe jetese. Më 25 prill është dita e ndryshimit.

Qepena të mbyllur dhe biznese që rrezikojnë përditë falimentimin. Sot, së bashku me Edmond Haxhinasto , @Silvacaka…

Posted by Erisa Xhixho on E martë, 16 Mars 2021

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura