“Me 20 mijë lekë merr statusin e të përndjekurit”, nisin hetimet për katër punonjës të Shoqatës

Sep 19, 2018 | 20:11
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme emisioni “Stop”, denoncoi një rast, ku një qytetari i ishin kërkuar 20 mijë lekë për të marrë statusin e të përndjekurit politik që më pas të merrte dhe azil.

Sot policia pas këtij denoncimi ka nisur procedimin për katër punonjës të Shoqatës Kombëtare të të dënuarave politik.

3-42

Njoftimi i plotë

Procedohen penalisht 4 shtetas për veprat penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, pas denoncimit mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “STOP”.

Specialistët për Hetimin e Korrupsionit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit :

– Y. K., 75 vjeç, banues në Tiranë ( me detyrë Kryetar i “Shoqatës Kombëtare të të dënuarëve politik” )

– L. Z., 66 vjeçe, banuese në Tiranë ( me detyrë sekretare e “Shoqatës Kombëtare e të dënuarëve politik)

– B. S., 63 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë recepsionist tek Instituti i ish-të përndjekurve politik)

– A. T., 60 vjec, banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kundrejt një shume prej 20 000 lekësh të reja, kanë pajisur një shtetas me një vërtetim të lëshuar nga “Shoqata e të dënuarëve politik”, me qëllim për të përfituar azil në një shtet tjetër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Korrupsion pasiv në sektorin privat e kryer në bashkëpunim” dhe “Fallsifikimi i dokumentave” të parashikuara nga nenet 164/b-25 dhe 186 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura