Me 17 kg drogë drejt Greqisë, zbulohet i riu shqiptar

Aug 4, 2018 | 22:15
SHPËRNDAJE

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi në makinën me të cilën lëvizte, janë gjetur nga policia 17.5 kg hashash. Lajmi bëhet i ditur këtë të shtunë nga mediat greke, që nuk japin detaje lidhur me gjeneralitetet e të arrestuarit.

Sipas të njëjtave burime, 19-vjeçari u vu në pranga në Sagiada, Thesprotia, pas konsultimeve të policisë greke me homologët shqiptarë.

Droga, e ndarë në 26 paketime, ishte fshehur në dyert e makinës që raportohet se vinte nga Shqipëria.

7777777

Automjeti u konfiskua nga policia, bashkë me rreth 600 euro që i riu kishte me vete në momentin e ndalimit dhe dy celularë.

Në kërkim është edhe një 28-vjeçar shqiptar, i cili konsiderohet nga hetuesit bashkëpunëtor i 19-vjeçarit në trafikimin e drogës.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura