“M’dogji malli, pa ty nuk…” – Mozzik dedikim Loredanës nga burgu? Mos e humbisi, do t’ju prekë zemrat të gjithve!

Dec 13, 2019 | 18:43
SHPËRNDAJE

“Zemra ime” titullohet kënga që solli Mozzik në mes të natës, ku përflitet se është dedikim për ish-partneren e tij, Loredana. Klipi i xhiruar në ambientet e burgut nxjerr në pah ndjenjat e vërteta të reperit.

loremoziiik

Por ndryshe nga “Delpër dinake”, teksti i së cilës, sipas Mozzik nuk ka lidhje me jetën e tij private, teksti i “Zemra ime”, duke një prurje krejt tjetër, por nuk e ka konfirmuar se është dedikim për Loredanën.

“Ndoshta t’kom lon keq me obligime, krejt ça po m’mbajnë janë do kujtime”, thotë në refren të këngës Mozzik, i cili duket se flet për faktin që vogëlushen Hana po e rrit reperja.

Më pas, ai nuk heziton ti shprehë sërish dashurinë duke i thënë se askush nuk do e dojë aq sa ai. Madje i bën të ditur se ka mall për të, si dhe nuk mund ta kthejë kurrë ndjenjën e fortë në urrejtje.

“Zemër m’dogji malli, vallahi pa ty sun po ja dali Zemër m’dogji malli, ah kët’ jetë ta marrë djalli Hej, jena dasht deri n’skejt Por dashnia jonë s’mundet mu kthy n’hate (kurrë)”, thotë Mozzik në fund të këngës.

Projekti ka marrë menjëherë pëlqimin e publikut dhe mund të kthehet në hit brenda pak ditësh, ndonëse nuk është ritmike.

loredanazefi mozzik lore

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura