McDonald’s i vë kyçin më shumë se 1200 pikave të saj në gjithë Britaninë të hënën, zbulohet arsyeja

Sep 14, 2022 | 15:36
SHPËRNDAJE

McDonald’s do të mbyllë të gjitha restorantet e tij në Mbretërinë e Bashkuar të hënën më 19 shtator, si shenjë respekti për Mbretëreshën Elizabeth II në ditën e funeralit të saj.

mc donald

BBC shkruan se rrjeti i më shumë se 1200 pikave të ushqimit të shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar, tha se të gjitha do të mbylleshin deri në orën 17:00 të hënën.

As shërbimi “delivery” nuk do të jetë i disponueshëm deri pas orës 17:00.

19 Shtatori u shpall ditë zyrtare pushimi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga Mbreti Charles III, për ditën e funeralit të nënës së tij.

Mbretëresha, monarkja që mbretëroi më gjatë ndonjëherë në Britani, vdiq të enjten në pronën e saj skoceze në Balmoral.

John Lewis, Waitrose, Asda, Primark dhe një mori biznesesh të tjera kanë thënë tashmë se do të mbyllen në Mbreterine e Bashkuar të hënën për respekt të Mbretereshes.

 

© Panorama.al

Te lidhura