Mc Kresha përgatitet të braktisë muzikën pas ardhjes në jetë të vajzës-FOTOT

May 24, 2020 | 14:50
SHPËRNDAJE

Në muajin dhjetor, Mc Kresha dhe Erzina kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe tashmë po presin të bëhen prindër të një vajze për herë të parë.

Ka qenë babai i Erzinës ose vjehrri i Kreshës ai që ka publikuar disa foto në “Instagram”, ku në statusin e përshkrimit ka treguar emrin e mbesës së tij. Prindërit e vajzës, që pritet të vijë në jetë brenda pak ditëve, kanë menduar që emri i saj të jetë Iza.

Në disa faqe në internet, ky emër thuhet se ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”. Ndërkohë që Mc Kresha po përgatitet që pas ardhjes në jetë të vajzës të tërhiqet edhe nga muzika. Në një deklaratë të fundit publike, ai ka rrëfyer se artisti ka një cikël dhe ndoshta për të kaq ishte cikli.

Mc Kresha vendosi të martohej në dhjetor me partneren, e cila plotësonte kriteret e pretenduara prej tij. Mc Kresha prej kohësh përflitej për një marrëdhënie në jetën e tij, por mediat nuk mundën asnjëherë të zbulonin pak më shumë rreth lidhjes dhe partneres së reperit.

Në 35-vjetorin e lindjes, Kresha u pa në shoqërinë e një vajze, por identiteti i saj nuk u bë i ditur, derisa mediat e Kosovës i publikuan fotot e para me Erzinën, një muaj para dasmës. Mc Kresha dhe Erzina kishin shumë kohë bashkë dhe e kurorëzuan dashurinë në muajin dhjetor, në një ceremoni private.

Para dasmës, Erzina kishte jetuar në Kanada dhe Kresha ishte arsyeja që e bëri të vendosej në Prishtinë. Duke qenë se Kresha është një nga reperët, i cili i këndon dashurisë si një romantik i vërtetë, lind pyetja se cilat ishin kriteret që plotësoi partnerja e tij për ta bërë për vete një artist të vërtetë si ai?

Ajo është e bukur, bjonde, e zgjuar, jo e famshme, serioze dhe shumë tip. Me sa duket, një vajzë “cool” si Erzina ia prishi mendjen Kreshës, që më në fund t’i thoshte “po” martesës dhe tashmë edhe muzikës. Kresha, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik, në shtator festoi 35-vjetorin. Reperi shtalartë 1.93 cm është shprehur se pasionet e tij janë muzika dhe futbolli.

Këngëtarja e tij e preferuar është Mary J Blige, ndërsa sportisti i preferuar, Steven Gerrard. Në maj të 2008-ës, ai mori pjesë me Snupa në “Top Fest 5” me këngën “N’ks”.

Ai ka dhjetëra e dhjetëra hite, por përveç këngës “Era”, ka rrëmbyer zemrat e publikut me bashkëpunimin me Fifin në “Kënga Magjike 2018” me këngën “Psikopatja jote” dhe klipin e fundit me Art Abazin, me titullin “Enigmë”.

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura