Mbytja e anijes me 950 migrantë, arrestohen 2 trafikanët. Të mbijetuarit mbërrijnë në Katania

Apr 21, 2015 | 16:28
SHPËRNDAJE

Kapiteni dhe një anëtar i ekuipazhit i anijes që u mbyt të dielën në ujërat e Mesdheut, duke lënë të vdekur qindra migrantë, janë arrestuar.

Lajmin e bejne me dije zyrtarët italianë, duke thënë se dy të arrestuarit, që po mbahen nën dyshimet për trafikim me njerëz, janë në mesin e 27 të mbijetuarve që kanë arritur në Sicili të hënën vonë.

Të mbijetuarit gjate mbërritjes në Katania

Arrestimet vijnë pasi Bashkimi Evropian ka shpallur një plan të veprimit, i cili synon të frenojë valën e migrantëve të paligjshëm nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të cilët bëjnë përpjekje të kalojnë Detin Mesdhe dhe të arrijnë në vende të BE-së.

Mbi 700 migrantë besohet se kanë vdekur pasi anija e tyre është mbytur pranë ishullit italian të Lampedusës në natën midis 18 dhe 19 prillit.

“Policia kreu marrjen në pyetje” tha ministri i Brendshëm Angelino Alfano, i cili njoftoi dhe arrestimin e tyre me akuzën e vrasjes së shumëfishtë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura