Mbytja e 4 personave, Berisha: Rama u thotë vlonjatëve ‘nuk më plas’

Jul 16, 2017 | 14:44
SHPËRNDAJE

Mosreagimin e kryeministrit për 4 jetë të humbura në Vlorë, pas mbytjes në det, ish-kryeministri Sali Berisha e quan fyerje. Duke komentuar postimit e Ramës mëngjesin e sotëm me pamje nga Gjipeja, Berisa thotë: “Me kete akt cinik Rama ngjet me i zi se zia”.

Reagimi i plotë:

sali berisha deklarate

Rama fyen te vdekur dhe te gjalle!
Per te, zia e te tjereve nuk ekziston!
Te dashur miq, ne vend te ngushellimit per familjet e kater viktimave, per t’iu lehtesuar sadopak dhimbjen e madhe dhe zine, Edvin Kristaq Rama te duket sikur ka zgjedhur t’u thote atyre, vlonjateve e shqiptareve se une kam qejfet e mia dhe nuk me plasi se u mbyten ata.
Ai mburret me cinizem me qefin qe po shijon ne Dhermi duke postuar sot pamje te Gjirit te Gjipese. Me kete akt cinik Rama ngjet me i zi se zia! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura