Mbytet gomonia me 70 emigrantë në brigjet e Italisë, 43 të humbur

Apr 30, 2016 | 10:38
SHPËRNDAJE

Një tragjedi tjetër vjen nga brigjet italiane, ku një gomone me 70 refugjatë është mbytur në ujërat e Mesdheut.

SebrataBëhet fjalë për një gomone të nisur nga Libia, e cila është fundosur rreth 4 milje nga bregu i Sabratës në Libi.

Një anije tregtare, që u gjend rastësisht aty, arriti të shpëtonte 27 persona, ndërsa 43 të tjerë janë ende të zhdukur. Rojet bregdetare italiane vazhdojnë operacionin e shpëtimit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura