Mbyllja e votimit/ Rama reagon për herë të parë: Populli foli, tani të numërohen në mënyrë korrekte votat që janë në kuti

Apr 25, 2021 | 20:29
SHPËRNDAJE

Kryetari i PS, Edi Rama ka bërë reagimin e parë pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet e 25 prillit, nga ku do të dalë parlamenti i ri i Shqipërisë.

Rama ka kërkuar tashmë një proces numërimi korrekt.

Sipas tij, “votat janë në kuti që të gjitha, populli ka folur tani duhet të dëgjojmë popullin e detyra jonë e cdo numëruesi e cdo vëzhguesi, në cdo qendër numërimi është që me përgjegjësinë më të lartë qytetare e ligjore të kontribuojë për të numëruar në mënyrë korrekte votat që janë në kuti”.

Kreu i PS theksoi se me rëndësi është që “siç ishte kjo ditë kaq e bukur dhe e qetë, duhet të jetë e vazhdimi i këtij procesi”.

“Ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse përsëri, por duam që sic ishte kjo ditë kaq e bukur dhe e qetë, qytetare falë mirësjelljes demokratike të të gjithëve duhet të jetë e vazhdimi i këtij procesi e nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria e jo vetëm partia që do vijojë të qeverisë vendin”, tha Rama.

Fjala e Ramës:

Për herë të parë në Shqipëri zhvillohen exit polle, unë dua ti falënderoj përzemërsisht të gjithë at që janë angazhuar për të futur këtë eksperiencë të re.

Dua tu them të gjithëve në radhë të parë socialistëve se votat janë në kuti që të gjitha, populli ka folur tani duhet të dëgjojmë popullin e detyra jonë e cdo numëruesi e cdo vëzhguesi, në cdo qendër numërimi është që me përgjegjësinë më të lartë qytetare e ligjore të kontribuojë për të numëruar në mënyrë korrekte votat që janë në kuti

Hamendjet sondazhet exit pollet pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse përsëri i përkasin thjesht e vetem parashikimeve para ndeshjes
tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit që është rezultati i ndeshjes kështu që ju lutem shumë përqendrohuni në detyrën tuaj dhe në të njëjtën kohë dua të përsëris një falënderim nga zemra për gjithë patronazhistët dhe patronazhistet tona në gjithë territorin që kanë bërë një punë mbresëlënëse, ata dhe ato janë që e dinë më mirë se kush ka votuar e kush s’ka votuar e duke qenë se në zonat e tyre ata janë të bindur për rezultatin e punës dua tju siguroj që të bindur janë dhe gjithë të tjerët në të gjitha zonat.

Tani është momenti për gjithe rrjetin e patronazhistëve të pushojnë e të ndjekin nga shtëpia këtë proces e nesër dielli do lind përsëri e Shqipëria do të buzëqeshe.

Dua të theksoj se ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse përsëri, por duam që sic ishte kjo ditë kaq e bukur dhe e qetë, qytetare falë mirësjelljes demokratike të të gjithëve duhet të jetë e vazhdimi i këtij procesi e nga ky proces duhet të dalë e fituar Shqipëria e jo vetëm partia që do vijojë të qeverisë vendin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura