Mbyllja e Shqipërisë prej COVID-19, Kryeministri Rama flet për situatën e pandemisë: Po bëjmë çmos që…

| 14:11
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri, teksa ka thënë se një mbyllje tjetër e vendit do të kishte pasoja kritike.

Rama ka thënë se edhe kontrolli i gjithë shqiptarëve me polici apo me ushtri është i pamundur.

Ai tha se duhet të bëjmë çmos që të mos i kthehemi mbylljes së vendit, pasi sipas kryeministrit virusi është aty dhe nuk ka ikur.

Kryeministri tha se jemi të përgatitur për të përballuar situatën.

“Një mbyllje tjetër është diçka me përmasa jashtëzakonisht kritike, për të gjithë. Një kontroll i rregullave në hapje me polici dhe ushtri për çdo qytetar është i pamundur. Rritja e numrave ndodh në të gjithë vendet dhe është çdo qytetar që duhet të marrë përgjegjësinë e vet.

Ne po bëjmë çmos, por unë nuk mendoj që ne duhet ti kthehemi mbylljes. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm që virusi nuk ka ikur dhe nuk do iki, për nuk e di sa kohe dhe ne nuk mundemi dot mbyllu hapu, mbyllu hapu. Mbyllja e parë ishte e rëndësishme për t’u përgatitur më mirë, ne tani jemi të përgatitur për ta përballur në frontin e shëndetit. Nëse duam të ruajmë këtë trend dhe duam të minimizojmë pasojat çdokush duhet të marrë përgjegjësi. Të tjerat janë llafe”, tha Rama.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.