Mbyllja e shkollës në Mengël, deputeti demokrat: Leksione demokracie që vijnë nga nxënësit….

Sep 26, 2018 | 16:41
SHPËRNDAJE

“Me durimin e sinqeritetin e tyre, kanë sfiduar prej një jave, arrogancën qeverisëse, dhunën verbale të përfaqësuesve vendorë e paaftësinë e papërgjegjshmërinë e Ministres së arsimit. Revolta e tyre është mësim dhe apel që i bëhet shoqërisë për të reaguar ndaj padrejtësisë, harbutërisë e makutërisë së pushtetit”, kështu shprehet deputeti demokrat Luçiano Boçi, ndërsa ka postuar disa foto e video në profilin e tij të Facebook-ut.

Në këto pamje, shihen disa fëmijë të shkollës Mengël në Elbasan, teksa protestojnë për të ndjekur procesin mësimor, pas mbylljes së kësaj shkolle pasi u cilësua si e papërshtashme për mësim pasi është e amortizuar.42586385_2181764518734056_7638204117340389376_n

Postimi i plotë i Boçit: 

LEKSION DEMOKRACIE… që vjen nga nxënësit e prindërit e shkollës Mengël.
Me durimin e sinqeritetin e tyre, kanë sfiduar prej një jave, arrogancën qeverisëse, dhunën verbale të përfaqësuesve vendorë e paaftësinë e papërgjegjshmërinë e Ministres së arsimit.
Revolta e tyre është mësim dhe apel që i bëhet shoqërisë për të reaguar ndaj padrejtësisë, harbutërisë e makutërisë së pushtetit.
Pavarësisht su duan t’i lodhin në revoltën e tyre duke i shpërfillur, duke i hedhur në rrugë të madhe, duke mos i mbajtur me forcë larg oborrit të shkollēs, ata kanë vazhduar me moton e vizatuar “DUAM SHKOLLËN”
Kanë bllukuar përsëri rrugën nacionale që dikush t’i dëgjojë dhe t’i japë të drejtën e arsimit.
Por s’paska turp në botë që të skuqë sado pak ndërgjegjen e pushtetit të zhytur në llum e të zverdhur nga paniku i rrëzimit.
DUAM SHKOLLËN…është vetëm fillimi!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura