Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”/ Nxënësit dalin sërish në protestë përpara Kryeministrisë: Pse na lini në baltë e s’na përkrahni

Sep 29, 2022 | 19:56
SHPËRNDAJE

Nxënësit e shkollës së mesme “Mehmet Akif” e cila u mbyll me vendim të qeverisë disa ditë më parë, kanë dalë sërish në protestë pasditen e sotme përpara Kryeministrisë.

protestamehmetakif (2)

Të shoqëruar nga prindërit, ata prej orës 18:30 qëndrojnë përpara godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar drejtësi. Ata e cilësojnë akt të paligjshëm mbylljen e shkollës.

“Ëndrrat tona, s’janë teka fëminore”, “Pse na lini në baltë e s’na përkrahni”, “Arsimi ynë, prioriteti juaj” dhe “Ne nuk heqim dorë”, ishin disa nga mesazhet që mbuluan për disa minuta sipërfaqen e murit ku ndodhet edhe zyra e kryeministri Rama.

protestamehmetakif (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura