ATHINE- Proteste masive ne Greqi kundër mbylljes së përnjëhershme të televizionit dhe radios publike.
Reagimi nga sindikatat e sektorit publik dhe privat vjen dy dite pas njoftimit se Koorporata Greke e Transmetimit ERT u mbyll, duke lënë më shumë se 2,600 punëtorë pa punë.
Mesohet se ne greve do te jete sektori i medias dhe disa sektore te tjere perfshi edhe transportin.
Qeveria në borxhe e ka quajtur ERT si një çerdhe të korrupsionit, ndërsa është zotuar se një transmetues i reformuar dhe më i vogël do ta zëvendësoj ERT-në.
Sindikatat greke e kanë quajtur këtë vendim të qeverisë si një llojë “grusht-shteti” dhe një sulm drejt lirisë së shtypit.
Kjo lëvizje ka lëkundër politikën e brishtë greke, ku partnerët e koalicionit nga radhët e socialistëve dhe majtistëve të moderuar, e kanë quajtur këtë lëvizje si të papranueshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al