Mbyllja e diskove dhe klubeve të natës, Dj Vin Veli: Çon në depresion shumë artistë dhe këngëtarë

Jul 31, 2020 | 13:11
SHPËRNDAJE

Mbyllja e klubeve të natës dhe diskove solli pakënaqësi tek artistët.

Disa prej tyre reaguan ashpër në rrjetet sociale kundër vendimit të qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00, ndërsa të tjerë dolën në protesta.

Mes artistëve që janë kundër ndalimit të muzikës është edhe DJ i njohur Vin Veli.

Ai është shprehur se mbyllja diskove dhe klubeve sjell varfëri dhe çon në depresion shumë artistë e këngëtarë.

“Vërtet mund të ketë izolim të rasteve, por mbyllja sjell varfëri, dhe çon në depresion shumë artistë dhe këngëtarë”–  tha Vin Veli në një intervistë për “Ditë e Re” në RTV Ora.

Dj shtoi se gjëja më e mirë që mund të bëhet kësaj periudhe është bashkëjetesa me koronavirusin pasi nuk dihet se sa kohë do të zgjasë kjo situatë.

Ndërsa u theksoi se qeveria duhet që të shtojë kontrollin mbi këto subjekte dhe jo t’i mbyllë.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura