Mbyllja e degëve prioritare në universitetet publike, studentët protestë te Ministria e Arsimit: Ka humbur besimi, të rinjtë po ikin jashtë

Nov 30, 2022 | 10:29
SHPËRNDAJE

Studentët kanë zhvilluar këtë të mërkurë një protestë në ambientet e jashtme të Ministrisë së Arsimit. Dhjetëra të rinj janë mbledhur aty për të protestuar kundër mbylljes së degëve prioritare në universitet publike për shkak të mungesës së studentëve.

arsimi

Në një prononcim për media protestuesit thanë se çdo vit universitetet kanë rreth 3 mijë studentë më pak, çka sipas tyre është tregues i humbjes së besimit te universitetet publike.

“Ne do e ndjekim këtë situatë duke qenë se programet prioritare janë si ai jeleku i shpëtimit që për të frenuar largimin e të rinjve nga vendi. Ajo që ne do bëjmë është që të ndjekim hap pas hapi mundësinë se pse të rinjtë nuk i duan këto programe, pa ç’ka se të rinjtë nuk preferojnë të punësohen nga tregu i punës brenda vendit por kërkojnë të ikin jashtë.

Po largohen çdo vit 3000 mijë të rinj çdo vit nga universitetet publike, dëshmon se po përfshihemi në një spirale që po na çon drejt humbjes së besimit në arsimin publik”, tha një student.

Gjithashtu ata fajësuan Ministrinë e Arsimit për mbylljen e degëve në universitete: “Studentët po largohen të zhgënjyer pas shpërfilljeve që kjo ministri ka bërë. Ajo do të rrëzohet dhe do të humbasë në harresën e të shkuarës, pasi planifikoi vetëshkatërrimin e saj.

Shqetësimet ministria i njeh mirë dhe mendon se me anë të një burse do të mbulojë mungesën e bazës materiale. Nuk plotësohen kushtet bazike për kryerjen e praktikës në këto lënde si mund të jenë të gatshëm studentët e inxhinierisë elektronike në tregun e punës nëse nuk kanë prekur një kompjuter”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura