Mbyllja e bizneseve për shkak të koronavirusit, Bruno Mars dhuron 1 milion dollarë për të papunët

| 15:26
SHPËRNDAJE

Bruno Mars iu është bashkuar listës së artistëve që kanë dhënë donacione për të luftuar koronavirusin.

Ai ka dhuruar 1 milionë dollarë nga pasuria e tij për të ndihmuar njerëzit që janë përkohësisht të papunë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Këngëtari i famshëm dhuroi paratë për punonjësit e MGM ndërkohë që në Amerikë numri i njerëzve të papunë ka shkuar në 3 milionë pasi bizneset të gjithë vendin kanë filluar të mbyllen.

Marsi bëri donacionin e tij të konsiderueshëm në Fondacionin MGM Resorts Foundation. Një pjesë e parave do të shkojnë për Employee Emergency Grant Fund dhe Children’s Medical Support Fund.

“Njerëzit në MGM i kanë dhënë Bruno Marsit mundësinë e rrallë për të qenë në gjendje të bëjë koncerte vazhdimisht ndërsa ai është në procesin krijues për albumin  e tij të ardhshëm,”- tha një përfaqësues këngëtarit.

Mars gjithashtu tha se shpreson që punonësjt të kthehen shpejt në punë.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.