Mbyllet xhamia e Et’hem Beut, ja çfarë pritet të ndodhë me të

Feb 23, 2018 | 22:02
SHPËRNDAJE

Xhamia historike e Et’hem Beut në qendër të Tiranës, ka mbyllur dyert përkohësisht pasi do t’i nënshtrohet procesit të restaurimit.

xhamia tirane sheshi

Kjo është konfirmuar nga Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i cili i pyetur nga “Gazeta Shqiptare” theksoi se xhamia e Et’hem Beut do t’i nënshtrohet pas kaq shumë vitesh restaurimit, si pjesë e marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Gurra nënvizoi po ashtu se procesi i restaurimit do të nisë zyrtarisht të hënën, dhe pritet të zgjasë deri në dy vite. Gjatë kësaj kohe, në këtë xhami nuk do të ketë as shërbesa fetare.

Të plotë e lexoni në: http://www.gsh.al/2018/02/23/mbyllet-xhamia-historike-e-ethem-beut-ne-tirane/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura