Mbyllet stadiumi i Flamurtarit, Idrizi: Ja pse e kyça, nuk do zbresim në fushë në stadiumet e tjera nëse…

Sep 22, 2019 | 16:00
SHPËRNDAJE

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, foli ditën e sotme në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, para ndeshjes mes vlonjatëve dhe Laçit.

idrizi

Idrizi tregoi se pse ditën e sotme nuk do të ketë tifozë në stadium, si edhe foli për impiantin e ndriçimit në stadium, ndërsa kërkoi edhe një herë tjetër rregullat në investimin e tij.

Prania e policisë private. Është e zgjidhur?

Kam marrë vendimin të mbyll stadiumin, pasi policia e Vlorës pasi ky stadium nuk i përmbush kushtet të licencohet, prej disa shkurreve jashtë. Na thanë se nëse nuk ka 50 stjuartë, nuk mund ta marrë përsipër të monitorojnë stadiumin. Unë kam mbyllur stadiumin, dhe në ndeshjet e tjera që Flamurtari do bëjë jashtë, nëse nuk do gjejë 50 stjuartë, nuk do dalë në fushë.

Ndriçimi…

Kemi një letër nga federata, duke kërkuar se çfarë duan ata për ndriçimin. Ne kemi dy linja rezervë. Me kalimin e kohës, do na e specifikojnë më shumë.

Pse duhet të investoni akoma, kur vihet në pikën që mbyllen dyert e stadiumit, pa asnjë dënim madje?

Para se të flasim për çfarë luhet, të shohim kushtet edhe në Vlorë. Është në Vlorë, por edhe në Shqipëri. Po të ishte vetëm këtu, largohem unë dhe zgjidhet problemi. Nëse shihni që në stadiumet e tjera në Shqipëri nuk ka asnjë shkurre rreth e rrotull, dhe banjo me tepri, atëherë në rregull. Mund të jap zyrtarisht atë që na ka njoftuar policia, dhe në gazetën e kam thënë se policia nuk e merr përsipër për disa shkurre dhe se nuk ka banjo. Sot kanë ardhur forcat e bashkisë, as ato nuk e kanë pranuar. Po e mbyllim, dhe kaq.

Si e shihni në fund të sezonit, ku do jetë Flamurtari?

Nuk jam orakull, ku do jetë Flamurtari. Unë do marr përsipër detyrimet e mia. Unë kam kërkuar që të pozicionohem në vendin tim që më takon.

Bashkia e Korçës dhe e Vlorës. Në Korçë, dolën garant për Takajn. Po ju, çfarë garancie keni nga Bashkia e Vlorës, dhe a është palë me ju, apo është e ndarë nga ky biznes?

Je i vonuar. Ka 6 vjet që bashkia e Vlorës ka 0% investime. Unë kurrë nuk mund të jem një shoqatë OJQ, pa bilance. Kam ndërtuar të ndërtoj një ekonomi në futbollin tim. Duhet të jenë ata posedues të Flamurtarit, ose unë. Nuk dua mirëmbajtje nga bashkia në investimin tim.

Pse investoni në futboll?

Unë di çfarë fitoj dhe kur fitoj. Thjesht kërkoj rregullat e lojës. Ti Memelli unë e di që ke fituar lekët me këmbët e tua. Tani më bëhet qejfi që ke filluar një punë që fiton lekë, me koka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura