Mbyllet programi i kredive të buta, bonus për të pastrehët

Jan 11, 2016 | 15:59
SHPËRNDAJE

Nuk ka më pikëpyetje. Programi i kreditimit të zbutur është mbyllur. Lista e fundit e atyre që u shpallën fitues pak muaj më parë do të jetë e fundit në radhët e atyre, që patën mundësi të përfitonin kredi për shtëpi me interes 3 për qind në vit.

Drejtoresha e Strehimit pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban, Aida Seseri, sqaron se ky program është zëvendësuar këtë vit nga bonuset e strehimit.

Banesat sociale ne periferi te Tiranes
Banesat sociale ne periferi te Tiranes

Pak ditë më parë, qeveria miratoi edhe kriteret dhe procedurat që duhet të ndiqen nga bashkitë, si edhe kategoritë që do të mbështeten. Sipas Seserit, në sajë të këtij programi pritet të përfitojnë 100 deri në 150 familje. Bonuset e strehimit janë mbështetje financiare që shteti jep për të përballuar qiranë mujore. Ndërkohë, lidhur me fatin e atyre që kanë përfituar kredi të butë, vlen të theksohet se kontrata me ta do të vijojë. Për përballimin e kësaj kostoje është adresuar edhe pjesa më e madhe e buxhetit, që është vënë në dispozicion të strehimit këtë vit.

Nga buxheti i këtij viti janë adresuar për strehimin vetëm 4 milionë dollarë, nga të cilat pjesa më e madhe do të shkojë për të përballuar subvencionimin e kredisë për rreth 3800 familje që kanë përfituar nga programi i kreditimit të zbutur. Si do të veprohet me pjesën tjetër të fondit?

Viti ri buxhetor 2015 ka shënuar rritje rreth 25 për qind të fondeve për strehimin social në tërësi, në zëra të veçantë ka pasur një rritje deri në masën 30 për qind. Fondi për subvencionimin e kredive do të shkojë për financimin e të gjitha kontratave të lidhura për qytetarët që kanë përfituar nga programi i kreditimit të lehtë- suar, si dhe ato që janë në proces ku efektet financiare fillojnë për vitin 2016. Vlerë- simi i situatës së strehimit në vend, nëpërmjet hartimit të strategjisë së strehimit social, si objektiv kryesor i këtij sektori, nxori në pah dhe diktoi nevojën për të mbështetur ata qytetarë që jetojnë në kushte të pambrojtura dhe nuk kanë asnjë mundësi përfitimi nga programet ekzistuese. Bonusi i strehimit është programi i ri që u ofrohet bashkive, të cilat do të aplikojnë pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban për të trajtuar qytetarët më në nevojë që jetojnë në këto njësi vendore. Vendimi i ri i Qeverisë, miratuar ditët e fundit të dhjetorit, do t’u vijë në ndihmë të gjitha bashkive të vendit për këtë qëllim. Vendimi shpjegon përparësitë, procedurat dhe kriteret që duhet të ndiqen për të përfituar nga programi i ri i bonusit të strehimit.

Për bonuset e strehimit janë adresuar vetëm 10 milionë lekë. Sa përllogaritet të jetë numri i përfituesve dhe cilat kategori do të favorizohen?

Ne po bashkëpunojmë ngushtë me bashkitë që ky program të ketë mundësi të kuptohet qartë dhe të ketë mundësi zbatimi, pasi, siç ju theksoni, Ministria e Zhvillimit Urban është përgatitur duke ndërhyrë me akte ligjore edhe me fonde buxhetore, që t’u vijmë në ndihmë rreth 100-150 familje në varë- si të numrit të pjesëtarëve të familjeve dhe të ardhurave të tyre, duke zbutur situatën e strehimit për kategoritë më në nevojë.

Në lidhje me aplikimet, kur do të mund të kryhen dhe si bëhet shpallja e fituesve?

Njësitë vendore duhet të aplikojnë me kërkesat e tyre, pranë Ministrisë sonë, deri në fund të muajit janar të vitit 2016, e shoqëruar kjo me përllogaritjen financiare për çdo familje, si dhe listën e miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak. Përparësi do të kenë ato njësi vendore, të cilat nuk kanë pasur mundësi asnjëherë t’u vijnë në ndihmë qytetarëve me asnjë nga programet e strehimit, si dhe nuk kanë banesa sociale në zonën e tyre territoriale.

Veç bonuseve të strehimit, janë edhe programi i banesave sociale dhe banesave me kosto të ulët. Cili do të jetë fokusi përgjatë këtij viti?

Dua të qartësoj se shifra e cituar për familjet që do të përfitojnë, nuk përfshin numrin në total të familjeve që do të trajtohen brenda këtij viti nga fondet e strehimit, pasi programi i bonusit është një prej programeve që qeveria po fillon të zbatojë rishtazi. Me qindra qytetarë do të përfitojnë, duke përmirësuar kushtet e tyre të jetesës nga projekti i eficiencës së energjisë për banesat në bashkëpronësi, kryesisht në zonat në Veri të vendit, duke kursyer nga xhepat e tyre deri në 50 për qind të të ardhurave të destinuara për këtë qëllim. Nga ana tjetër, projekti për komunitetin Rom edhe Egjiptian do të trajtojë me investime shumë banesa të këtij komuniteti në zonat ku ata banojnë. Dua të theksoj po ashtu se Ministria e Zhvillimit Urban, veç programit të bonusit do të aplikojë edhe dy programe të reja, projektet për përmirësimin e kushteve të kategorisë së jetimëve, ku për herë të parë do të zbatojmë projektin pilot “rehabilitimi i godinave” për trajtim me strehim të përshtatshëm të grupit të jetimëve. Kjo kategori, veç kategorive të tjera në nevojë, ka pasur vëmendje të veçantë të Ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e cila edhe për shkak të background-it të saj ka mundë- suar projekte me këtë natyrë. Tjetra janë projektet me natyrë partneriteti publik– privat, që do të jenë gjithashtu sërish në fokus për këtë vit. Jemi duke avancuar një bashkëpunim të rëndë- sishëm me përfaqësues gjermanë edhe me Bashkinë e Tiranës.

Në strategjinë e publikuar thuhet se janë identifikuar 35 mijë familje me status të pastrehë dhe prej tyre vetëm një pakicë e vogël duhet thënë se kanë përfituar. Çfarë politikash do të ndiqen për të shkuar në mbulimin 70 për qind, brenda një afati 10-vjeçar, për të cilin u zotua edhe ministrja Gjermeni?

Në fakt, puna për hartimin e strategjisë së strehimit zbuloi situatën reale të strehimit në vend. Koha kur u bë ky lloj evidentimi ishte në prag të reformës territoriale dhe përfshinte ata qytetarë, të cilët ishin të regjistruar në njësitë vendore. Gjatë konsultimit të strategjisë me çdo bashki të vendit rezultoi që ka shumë qytetarë, të cilët nuk kanë informacionin e duhur dhe nuk kanë mundur të aplikojnë pranë njësive vendore, që tregon se numri i qytetarëve që kanë nevojë për strehim është akoma më i madh. Ne kemi marrë masa për t’iu afruar sa më shumë realitetit, duke nisur një verifikim akoma më të detajuar tashmë në njësite vendore. Të mbështetur nga UNDP po ulemi me çdo bashki të vendit për të verifikuar jo vetëm ata qytetarë që janë të regjistruar, por edhe rastet që nuk kanë mundësi as të aplikojnë apo jetojnë larg çdo informacioni të mundshëm, për shkak të kushteve ekonomikosociale. Brenda 6-mujorit të parë do të kemi një databazë të saktë për çdo njësi vendore, e cila do t’u shërbejë si bashkive, ashtu edhe qeverisë për të hartuar politikat e strehimit, por edhe planifikimin buxhetor. Kjo databazë do t’i paraprijë një sistemi online që qeveria synon në të ardhmen të ngrejë për strehimin.

Për të qenë përfitues kërkohet një nivel i caktuar të ardhurash mujore, që jo për të gjitha këto familje, të cilat janë në listë pritjeje, sigurohet. Pra, shpesh janë të papërballueshme për xhepat e qytetarëve për rrjedhojë edhe të paaksesueshme prej tyre. Çfarë po bëhet në këtë drejtim?

Pyetja juaj gjen vend në zbatimin e programit të kreditimit të lehtësuar, ku vërtet nuk mundën të përfitonin shtresat në nevojë, pasi listat e këshillave bashkiake i çonin qytetarët deri te sportelet e bankës, por jo më tej, pasi skualifikoheshin për mungesë të ardhurash, kushte të bankave për kredidhënie. Ndaj, edhe për këtë arsye është mbyllur ky program duke u zëvendësuar me programin e bonusit.

 

ADA HAZIZOLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura