Mbyllet procesi zgjedhor/ Komisioni i Rithemelimit publikon rezultatin: Ja kush do të jetë kryetari i ri i degëve Poliçan dhe Kolonjë

Apr 23, 2022 | 18:03
SHPËRNDAJE

votimi komisioni i rithemelimitKomisioni i Rithemelimit ka njoftuar se është mbyllur procesi zgjedhor për kryetarin e degëve në Poliçan dhe Kolonjë.

Sipas Komisionit, pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Poliçan u shpall Behar Xhaferraj me 69% të votave.

Ndërsa në degën Kolonjë kryetar i ri do të jetë Viktor Duro, i cili mori 61% të votave.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur”, thuhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura