EMRAT/ Ja kush janë 23 kandidatët e përzgjedhur në Shkodër, Bardhi: PD ka potencial të zgjedhë edhe 140 deputetë në këtë qark, por…

Sep 30, 2020 | 21:52
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Procesi i votimit të kandidatëve në degën e Shkodrës ka përfunduar. Dega e PD Shkodër bën të ditur se në procesin e votimit kanë marrë pjesë 2178 anëtarë ose 70 %, nga 3100 anëtarë.

Si rezultat janë zgjedhur 23 kanidatë për të kaluar në fazën tjetër.

Për mediat sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi nga Shkodra u shpreh se në këtë qark PD ka potencial për të zgjedhur 140 deputetë, por fatkeqësisht vetëm 11 duhen zgjedhur.

Pyetje: Si do lexohet kuota e gjithë anëtarëve?

Bardhi: E sigurt është që i vetmi kriter që ne nuk ndjekim është që kandidatët të kenë lidhje me krimin e organizuar. Këtë ia kemi lënë PS, që në filtrimin e kandidaturave të veta ndjek si kriter kyç lidhjen që kandidati ka me krimin e organizuar

Ky nuk është rasti jonë. Kriteri i fortë i vendosur në statutin e Partisë është që kandidatët duhet të gëzojnë  integritet të lartë dhe të mos kenë asnjë lidhje me krimin e organizuar.

Secili prej 23 emrave mund të jetë përfaqësues i denjë i qytetarëve të Shkodrës. Do të jetë vendimmarrja finale e kryesisë së Partisë pas një vlerësimi nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve që do të përcaktojë se kushdo të jenë kandidatët.

Shkodra ka kapacitet PD për të mbushur një listë me 140 deputetë, por për fat të keq ky qytet do të ketë vetëm 11 deputetë.

Njoftimi i plotë:

Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Shkodër. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:

Numri i anetareve me të drejtë vote: 3100 anëtarë

Pjesëmarrja në votime: 2178 anëtarë ose 70 %

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

  1. ARBEN GJURAJ
  2. ARTAN HAXHI
  3. BARDH SPAHIA
  4. BASHKIM RROJI
  5. BENARDETA SYKU
  6. BLENDI GJYLBEGAJ
  7. EMILJANO PJETRI
  8. FLORIAN BJANKU
  9. GRETA BARDELI
  10. HELGA SALLAKU
  11. HELIDON BUSHATI
  12. IMELDI SOKOLI
  13. IZMIRA ULQINAKU
  14. LEDINA MANDIJA
  15. LORENC LUKA
  16. MARK RUPA
  17. NDOC ASHTA
  18. NESTI KIRI
  19. NEVILA BUSHATI
  20. RAMIZ ÇOBAJ
  21. ROMEO GURAKUQI
  22. VOLTANA ADEMI
  23. XHEMAL BUSHATI

Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Shkodrës janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Shkodrës do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.

#partiademokratikeshkodër #PD #XhevdetAmuli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura