Mbyllet McDonald’s? Kompania me 700 pika shitje më pak

Oct 26, 2015 | 20:00
SHPËRNDAJE

Epoka e superhamburgerit mund të jetë në ditët e fundit. Edhe vitin që shkoi, qarkulloi i njëjti njoftim, por tani “Mc Donald’s” është serioz kur deklaron vetë se do të mbyllë 700 pika shitjeje në të gjithë botën. Madje, nëse do të përdorim fjalët e “The indipendent” që e dha lajmin, këto mund të jenë ditët e fundit të superkompanisë amerikane të themeluar në 1955 nga Ray Kroc.

McDonalds
Jo vetëm sepse tashmë mbyllen më shumë lokale sesa hapen, por edhe sepse humbjet duket se janë kthyer në konstante (2.6% më tepër se vitin e shkuar). Një arsye tjetër, sipas gazetës britanike, është se ata që punojnë për “Mc Donald’s” nuk munden më. Çka po e “tremb” më shumë kolosin e ushqimit të shpejtë, është edhe sondazhi i kryer nga Mark Kalinowski me menaxherët e lokaleve të tij në SHBA; në një shkallë vlerësimi nga 1 në 5, indeksi i tyre i vlerësimit për “Mc Donald’s” është (me vështirësi) 1.69. Nuk ka qenë kurrë kaq keq; rezultati më i keq në këto 12 vitet e fundit, sepse çdo vit, bëhet një lloj check up-i.

Arsyet? Pikërisht politikat rinovuese sepse sipas franchaiser, të gjitha sforcot e bëra për t’u rikthyer në maja nuk vlejnë për asgjë, përkundrazi, vetëm sa e ndërlikojnë punën: për shembull, të kesh shërbimin e mëngjesit për të 24 orët e ditës, të japësh mundësinë për të personalizuar paninen me opsionin “krijo shijen tënde”, të përgatisësh meny të ndryshme e gjithnjë e më të shëndetshme.

“Shërbimi i mëngjesit në 24 orë krijon vetëm probleme në kuzhinë, sepse stafi është vazhdimisht nën tension”, ka treguar një nga drejtuesit që ishte pjesëmarrës në sondazh. “Kjo është rruga e disfatës”, ka shpjeguar një tjetër. Ankesë pas ankese, mbreti i hamburgerit përveçse ka humbur pikë e nuk është më në podiumin botëror, duket se duhet të hapë rrugë për t’u lënë hapësira “shpikjeve” të reja që nuk i përkasin më ushqimit të shpejtë, por atij të shëndetshëm dhe të ngadaltë.

HISTORIKU I MBRETIT TË USHQIMIT TË SHPEJTË
Në 1937, vëllezërit Richard dhe Maurice Mc Donald hapën në Kaliforni një kioskë ku përgatisnin hot-dog. Në 1940, restoranti i parë u hap në San Bernardino, në Kaliforni. Ray Croc zbulon kompaninë në 1955 dhe lind kështu korporata “Mc Donald’s”. Në 1967 u hap restoranti i parë jashtë SHBAve, në Kanada. Në 1971, i pari që u hap në Europë ishte pranë Amsterdamit.

Sipas të dhënave, “Mc Donald’s” i ofron punë 1.8 milion njerëzve në të gjithë botën, shifër kjo që rezulton të jetë më e madhe sesa e gjithë popullata e Filadelfias. Trafiku i klientelës së përditshme në “Mc Donald’s” është 63 milionë njerëz, pra, më shumë sesa popullsia e Britanisë së Madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura