Mbyllet kopshti në Vlorë, 4 edukatore e sanitare me Covid, të tjerët në pritje të tamponit

Oct 20, 2020 | 14:21
SHPËRNDAJE

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në institucionet arsimore.

kopshti ne vlore

Kopshti numër 2 në Vlorë është mbyllur nga Inspektoriati i Shëndetit Publik pas konfirmimit me Covid-19 të katër pjesëtarëve të stafit.

Burime për “Panorama.al” bëjnë me dije se bëhet fjalë për dy sanitare dhe dy edukatore.

Kopshti ka një staf prej 15 personash në total dhe pjesës tjetër pritet ti bëhet tamponi për të parë nëse ka të infektuar të tjerë.

mbyllet kopshti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura