Mbyllet fasoneria në Pogradec, infektohen disa punonjëse. Pozitiv edhe një nxënës si dhe dy infermiere

Sep 21, 2020 | 11:06
SHPËRNDAJE

Një fasoneri është mbyllur në qytetin e Pogradecit, pasi disa punonjëse kanë rezultuar me COVID-19.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

“Panorama” mëson se nga fasoneria janë testuar pozitive tre punonjëse, por mbyllja e saj është bërë për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Po ashtu në Pogradec janë infektuar edhe dy infermiere, si dhe një nxënës.

Nxënësi nuk është lejuar të shkojë në shkollë dhe është karantinuar në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura