“Mbyllet” edhe Tokio, Guvernatorja kërkon “veprim me ndjenjë krize”

Mar 25, 2020 | 14:59
SHPËRNDAJE

Duke pasur parasysh paralajmërimin e rrezikut të një rritje eksplozive të infeksioneve me koronavirus në kryeqytetin e Japonisë, Guvernatorja e Tokios të mërkurën u kërkoi banorëve të shmangin daljet jo thelbësore deri më 12 prill, raportoi “Reuters”.

tokio12

Yuriko Koike tha në një konferencë për shtyp se situata ishte “e rëndë” pasi 41 raste të reja u raportuan vetëm në Tokio të Mërkurën.

Ajo u kërkoi banorëve të bashkëpunojnë për të ndaluar përhapjen duke shmangur largimet e panevojshme, duke punuar në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe të qëndrojnë larg restoranteve dhe tubimeve.

“Për të shmangur një mbizotërim të infeksioneve, bashkëpunimi i banorëve të Tokios është thelbësor. Unë kërkoj nga ju që të veproni me një ndjenjë krize”, tha Koike.

Qyteti është bërë qendra e epidemisë së koronavirusit të Japonisë, me 212 raste, më shumë se çdo rajon tjetër pas rritjes së kësaj jave.

Përhapja ka infektuar 1,271 njerëz në Japoni, me 44 vdekje të lidhura me virusin. Kjo përjashton 712 raste dhe 10 vdekje nga një anije lundrimi të ankoruar afër Tokios muajin e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura