Mbyllet dosja e “21 Janarit”, reagon Rama: Ja pse opozita s’e do reformën

Apr 25, 2016 | 19:17
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë që rrëzoi rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme, për “21 Janarin”.Rama“Mziu i pafajshëm dje pas një farse të neveritshme 21 Janari i mohuar sot pas një zvarritjeje kriminale; ja pse s’duan reformë në drejtësi”, shprehet Rama.

Kryeministri ka shtuar më tej se, kjo është arsyeja pse opozita i druhet reformës në sistemin e drejtësisë.

“Ja pse bërtasin përditë e më fort “krimi krimi!” dhe u vete mendja deri tek armët, i tmerron drejtësia që vetëm Reforma në Drejtësi e sjell”, shkruan Kryeministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura