Mbyllet çerdhja Nr.2/ Një punonjëse rezulton pozitive me Covid. Stafi në pritje të tamponit

Nov 23, 2020 | 10:01
SHPËRNDAJE

Çerdhja numër dy në Vlorë është mbyllur nga Inspektoriati Shëndetësor, pasi një punonjëse rezultoi pozitive me Covid.

Po ashtu mësohet se tre punonjës të tjerë kanë shfaqur simptoma, ndërsa pjesa tjetër e stafit është në pritje të tamponit.

Kujtojmë që në vend ka shumë çerdhe të cilat janë mbyllur si pasojë e Covid.

Ndërkohë në qytetin e Vlorës ditën e djeshme ka pasur 7 raste pozitive. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në këtë qark janë infektuar 801 persona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura