Mbyllen 64 galeri minierash, Gjiknuri: Janë zona të rrezikshme

Sep 2, 2015 | 15:05
SHPËRNDAJE

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka njoftuar miratimin e 62 zonave të rrezikshme minerare dhe programin e ri 3 vjeçar të aktivitetit minerar në vend.

Daimian Gjiknuri
Daimian Gjiknuri

Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave rishikon dhe përcakton 62 zonat e rrezikshme minerare, kryesisht në Bulqizë dhe Batër, në të cilat do të jetë e ndaluar dhënia e lejeve dhe ushtrimi i aktivitetit minerar. Konkretisht, në rajonin krommbajtës të Bulqizës, do të ndalohet ushtrimi i aktivitetit minerar në një pjesë të Zonës D e cila konsiderohet me rrezikshmëri për jetën, tha ministri.

“Në total, janë rreth 18 leje shfrytëzimi të cilat do të revokohen duke pasur si objektiv kryesor rritjen e sigurisë në punë dhe ndalimin e aktivitetit në pjesën e rrezikshme”,- u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, do të ketë “kontrolle periodike në zonat minerare, ku do të ndalohen punimet dhe shkelësit e ligjit do të mbajnë përgjegjësi penale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura