“Mbylle kullën”/ Veliaj: Greva nuk mund të ushtrohet në shërbimet e rëndësisë jetike

Apr 8, 2021 | 23:08
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se greva nuk mund të kryhet në objekte të rëndësisë së veçantë siç është Albcontrol, megjithëse kontrollorët e trafikut ajror nuk e kanë konsideruar grevë por “paftësi të përkohshme për punë”. Veliaj tha në Opinion se një grevë e tillë është e paligjshme.

veliaj

 “Para se të isha kryetar i Bashkisë kam qenë ministër i Punës që ka hartuar kodin e Punës. Kodi i punës thotë, neni 197/5: Greva nuk mund të ushtrohet në shërbimet e rëndësisë jetike. Listohen shërbimet e rëndësisë jetike ku është dhe kontrolli i trafikut ajror. Ligji në nenin 196, një nen që e kam hartuar vetë, thotë, “konfliktet zgjidhen në mënyrë të detyrueshme dhe përfundimtare pas procedurës së ndërmjetësimit dhe pajtimit. Nëse nuk ka pajtim, zgjidhen nga një gykatë arbitrazhi e përbërë nga 3 arbitra,” u shpreh Veliaj.

Veliaj tha se ka mesazhe që provojnë lidhjen e Presidentit Meta me kontrollorët.

“Këtu kishte një besëprerje nga një komunitet shumë i vogël, por i cili ka një rëndësi të madhe, sepse nga aeroporti na vijnë vaksinat. Mua më rezulton që ka edhe mesazhe të tjera që e provojnë lidhjen me faktorë të politikës. Kështu që le t’i lëmë kohë Prokurorisë t’i zbardhë të gjitha. Lidhja me Presidentin u bë publike. Ishte një njeri që e kishte kultivuar. Sot u vazhdua me tentativa të tjera që dështuan. Ishin krijuar organizata fiktive të përndjekurish që sot do futeshin në grevë urie. Ishte përgatitur një efekt domino i disa ndërhyrjeve parazgjedhore të cilat kishin vite që mund të ishin shprehur, ose që mund të prisnin edhe pas 2 javësh. Jam i bindur që do ketë të tjera. Provohet në më shumë se një mënyrë që Presidenti i Republikës jo vetëm që e ka kultivuar, që anëtarë të LSI dhe aktivistë të LSI jo vetëm që janë pjesë e koordinimit, por është negociuar edhe kur do dilnin në media për të pasur një efekt sa më të madh në publik. Fatmirësisht kjo dështoi. Sot ata fatkeqë, se unë besoj që ata janë masha të përdorura, janë përpara drejtësisë, Ilir Meta me Sali Berishën sot janë zhdukur, nuk i mbron më njeri,” u shpreh Veliaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura