“Mbylla sytë dhe godita”, heroi Kalderoni: Nuk e pashë golin e realizuar ndaj Milanit

Oct 21, 2019 | 11:28
SHPËRNDAJE

Marko Kalderoni ishte heroi i Leçes mbrëmjen e djeshme, teksa në minutën e 92-të, me një predhë nga jashtë zonës, i dhuroi 1 pikë të artë skuadrës së tij, në sfidën ndaj Milanit, duke i prishur debutimin ish-trajnerit të tij, në kohën kur futbollisti aktivizohej te Piaçenca.

Kalderoni

Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Sky Sport”, Kalderoni u shpreh: “Mbylla sytë dhe godita! Fillimisht mendova se gjuajtja do të shkonte jashtë, por për fat të mirë nuk shkoi jashtë. Nuk e pashë momentin kur topi përfundoi në rrjetë. Ishte një pikë e madhe që na jep moral”, u shpreh Kalderoni!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura