‘Mbulimi’ i Skënderbeut/ Rrëfehet Myftiu i Tiranës: Histeri mesazhesh kërcënuese

SHPËRNDAJE

Pas polemikave që shkaktoi “mbulimi” i monumentit të Skënderbeut me ekran gjatë faljes së namazit ditën e djeshme, vjen edhe një reagim nga myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Ky i fundit, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24’ ka sqaruar për opinionin publik se nuk ka pasur asnjë qëllim për atë skenografi. Ai tha se figura e Skëndërbeut nuk përbën asnjë problem për faljen e namazit dhe sipas tij ka një një histeri të mesazheve kërcënuese dhe se monumenti është mbuluar qëllimisht dhe në atë formë.

“Në aspektin fetar nuk kemi asnjë lloj kompleksi për figurat tona kombëtare aq më tepër ne festa të tilla. Në rrafshin fetar nuk ka asnjë lloj pengese në një vend të hapur siç është sheshi ‘Skëndërbej’ për sa kohë monumenti nuk është pengesë fizike për besimtarët e mbledhur aty. Pra nuk ka asnjë lloj pengese për t’u kryer falja.

Jo vetëm monumenti kombëtar por çdo monument tjetër nuk e pengon faljen. Nëse kjo do përbënte problem ne do faleshim tek Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Prezenca e skenografisë imponohet edhe nga madhësia e sheshit dhe pamja të shihet me sy të lirë. Skenografia është bërë që të shihet nga të gjitha këndet. Kemi një histeri të mesazheve kërcënuese për atë se është mbuluar qëllimisht dhe në atë formë”- tha Gurra raporton “BalkanWeb”.
67iuyjjhm
Mes të tjerash ai u dha edhe një shpjegim ‘përplasjeve’ që u shkaktuan në rrjetet sociale ditën e djeshme lidhur me këtë fakt, ndërsa theksoi se ndoshta disa mund ta kenë bërë në mënyrë të qëllimshme. Po ashtu, ai theksoi se figura kombëtare nuk mund të ketë ndikim as tek myslimanët dhe as tek të krishterët.

“Askush në emër të asnjë besimi dhe në emër të asnjë lloj lirie dhe fjale të mund të mendojë ato çka thatë më parë. Se një figurë kombëtare që ka vendousur gjithë sakrificën e tij të mund të ketë një ndikim të tillë. Për ne myslimanët, kurrsesi asnjë figurë kombëtare, që mund të jetë myslimanë apo i krishterë, që ka ngritur lart dinjitetin në njësitë territoriale, ai mbetet vetëm me një emër; duhet lartësuar dhe përcjell në gjenerata. Myslimanët nuk besoj dhe nuk ka asnjë justifikim fetar, mund të shpreh kënaqësinë se qenka mbuluar Skënderbeu. Mund të kemi Bajram dhe Pashkë, por Shqipërinë e kemi dhe do e kemi bashkë. E kundërta e kësaj, nuk ka bazament myslimanësh apo të krishterësh”, tha myftiu.

Myftiu i Tiranës sqaron: Pse u vu ekrani në shesh. Më kërcënuan me jetë!

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka dhënë një sqarim për ‘Panorama’, lidhur me “mbulimin” e Skënderbeut me ekran gjatë faljes së namazit. Ai tha se kanë qenë kushtet teknike që kanë detyruar ta vendosë ekranin aty, por pa pasur qëllim mbulimin e statujës.

“Dua të jap një sqarim publik për vëllezërit katolikë e ortodoksë. Nuk kemi pasur asnjë qëllim të fyejmë apo të mbulojmë Skënderbeun. Ai është Heroi Kombëtar i shqiptarëve dhe as nga ana fetare, as nga historike prania e monumentit të tij në shesh nuk përbën asnjë problem për myslimanët, as për faljen e namazit”, tha ai për “Panorama”.

gurra-650x358

Teksa shprehu keqardhjen për mënyrën si është perceptuar, ai tha edhe se “unë kam marrë kërcënime me jetë” për shkak të perceptimit të krijuar se myslimanët e mbuluan monumentin e Skënderbeut gjatë faljes se mëngjesit.

“Për këtë arsye, dua të jap një sqarim publik për gjithë vëllezërit katolikë që janë të ndjeshëm. Montimi i gjithë asaj skenës aty, e para punës është bërë natën. Çka do të thotë se është më e vështirë ta shohësh dhe më e vështirë të punohet. Teknikët e kanë gjykuar sic po gjykohet atë strukturë”.

Te lidhura

 

7 KOMENTET

Comments are closed.