Mbrojtje e veçantë për kryebashkiakun e Elbasanit, Xhafaj: Është kërcënuar

Feb 15, 2018 | 21:29
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Opinion” ka zbuluar më tepër detaje për rastin e shpërthimit në Shkodër nëse ai ka lidhje me të arrestuarit në Elbasan.

Xhafaj tha se ngjarja ka lidhje me një grup kriminal nga qyteti i Elbasanit, për shkak të një konflikti në trafikun e drogës.

xhafajjjjj

Ministri tha se vrasjet e ndodhura gjatë këtyre kohëve, përveç kësaj të fundit, kanë ardhur për pasojë të konflikteve që kanë ndodhur jashtë vendit mes anëtarëve të grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Lidhur me atentatin e Shkodrës, ai tha se është një grup kriminal nga qyteti i Elbasanit, të cilët kanë përdorur një anëtar të grupit për të vendosur eksplozivin.

Agjentët kriminal që në hetimet e para zbuluan se atentatori nuk kishte lidhje me një tentativë vrasjeje që lidhej me Shkodrën, por jashtë këtij qyteti.

Po ashtu Xhafaj ka komentuar edhe përplasjen e disa kohëve më parë në Elbasan ku një mjet përplasi makinën e drejtorit të policisë në këtë qark.

“Pa dyshim që policia ka gabuar, dhe kjo është arsyeja që janë marrë masat përkatëse në këtë drejtori. Një gabim ka qëenë edhe emërimi në poste të tjera  të personave që u shkarkuan në Elbasan. Kjo sepse nuk e meritonin për shkak të paaftësisë në hetimin e atyre grupeve kriminale në Elbbasan. Ata që u shkarkuan në Elbasan nuk e meritonin të ktheheshin në postë drejtuese. Ka firmosur Haki Çakos sigurisht”, tha Xhafa.

 

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka thënë se kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini është duke u mrojtur nga policia.

“Qazim Sejdini ka një nivel mbrojtje për shkak të një kërcënimi që ka pasur një moment të caktuar “, tha Xhafa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura