Mbrojtja e mjedisit, “Birra Korça” e “Uji Fab” i bashkohen nismës

May 24, 2015 | 13:00
SHPËRNDAJE

“Birra Korça” dhe “Uji Fab” solidarizohen në nismat për mbrojtjen e mjedisit dhe mbështesin përpjekjet për ndërgjegjësimin e qytetarëve. Në kuadër të projektit mbarëkombëtar “Për sot dhe për nesër”, i ndërmarrë nga “Albania Exellence”, qyteti i Korçës i ka dhënë startin kësaj nisme të veçantë, e cila ka nisur paraditen e së shtunës e është përmbyllur në mbrëmje mes gotave të birrës së qytetit dhe ujit “Fab”.

Qytetarët në stendën e “Birra Korça”

Nisma sipas organizatorëve ka si qëllim në vetvete një thirrje publike për akumulimin e firmave për t’u solidarizuar në ndërgjegjë- simin për mbrojtje të mjedisit dhe ka gjetur mbështetjen e “Birra Korça” dhe instancave të qeverisjes vendore e lokale. Sipas organizatores Flora Nikolla, kjo nismë do të shtrihet në gjithë Shqipërinë dhe synon jo vetëm ndërgjegjësimin, por edhe arritjen e nënshkrimit të një amendamenti.

“Ne e nisëm pikërisht nga Korça, atje ku është Muzeu kombëtar i arsimit si një simbolikë e veçantë. Ideja jonë u mbështet nga kryetarja e këshillit të qarkut, kreu i Bashkisë, prefekti, ndërsa gjetëm një përkrahje të ngrohtë edhe nga “Birra Korça” për t’i bërë aktivitetet tona edhe më të bukura. Dita nisi me pedalimin e biçikletave. Vijuam me një ekspozitë të artistit Ardian Cerka me foto të veçanta dhe po e përmbyllim te Muzeu kombëtar i arsimit me një show të artistëve korçarë. Synimi është për të përcjellë një mesazh në mbrojtje të mjedisit dhe në ndihmë të njerëzve në nevojë. Pra, do të jetë mundësia që qytetarët korçarë në këtë mbrëmje maji të bukur të nënshkruajnë marrëveshjen dhe të festojnë me birra ‘Korça'”, u shpreh organizatorja Nikolla.

Paraditen e së shtunës, dhjetëra të rinj me biçikleta i janë bashkuar aktivitetit “Një ditë në Korçë”, i cili u organizua në kuadër të projektit mbarëkombëtar “Për sot dhe për nesër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura