Mbrojtja e Gruevskit kërkon përjashtimin e Katica Janevës

Sep 5, 2018 | 12:54
SHPËRNDAJE

Në Gjykatën e Apelit me vonesë të vogël nga termini i paralajmëruar, sot vazhdoi seanca publike për padinë e gjykimit të shkallës së parë për Nikolla Gruevskin dhe Gjoko Popovski për lëndën “Tank”.

 

Në seancë  nuk marrin pjesë Gruevski, si dhe mbrojtësit e tij Dimitar Dangov, Sanja Aleksiq, Danço Nakov dhe Boro Tasevski, të cilët e kanë njoftuar Gjykatën se nuk kanë mundur të vijnë sepse janë të angazhuar në lëndë të tjera në Gjykatën Penale.gruevski-ne-gjyq-0905-1_1536137162-4497015

Gjoko Popovski dhe avokati i tij Sterjo Zikov erdhën në Gjykatën e Apelit.

Menjëherë në fillim gjykatësit informuan se mbrojtja e Gruevskit ka kërkuar  përjashtim të prokurores speciale Katica Janeva. Prokurori Gavril Bubevski, vërejti se në ligj nuk ka bazë për kërkesë të tillë, pas së cilës ishte dhënë pushim për Këshillin Gjyqësor që të vendosë se si do të vazhdojë seanca.

Gruevski dhe Popovski para këshillit gjyqësor duhet ta elaborojnë ankesën e dorëzuar, por siç paralajmëroi Gruevski dje në konferencën për shtyp në Kuvendin e RM-së nuk do të paraqitet në seancë as ai as avokatët e tij, sepse, siç tha, edhe ashtu vendimi është sjellë politikisht.

Gruevski akuzoi se pushteti po zhvillon persekutim kundër tij, ndërsa gjykatësit janë profesionistë, por punojnë, siç tha, nën presion.

Gjykata e Apelit Shkup në tërësi i përgënjeshtroi pretendimet e dhëna në konferencën për shtyp nga Nikolla Gruevski lidhur me lëndën “Tank”, duke i vlerësuar si gënjeshtra dhe manipulime të ashpra me opinionin.

“Pretendimet e të akuzuarit janë në tërësi të pavërteta, të konstruktuara dhe tendencioze me qëllim që të diskreditohet Gjykata dhe të krijojë perceptim të rremë në opinion se gjyqësia është nën presionin e pushtetit dhe sjell vendime të porositura”, theksohet në kumtesën nga Gjykata e Apelit.

Në seancën të premten gjykatësi raportues e lexoi aktvendimin e shkallës së parë. Gjatë seancës u bënë disa pushime, për shkak të kërkesave të dorëzuara për përjashtim të këshillit gjyqësor, kryetarit të Gjykatës së Apelit, gjykatësit raportues dhe kryetarit të këshillit gjyqësor nga ana e avokatit Sterjo Zikov dhe të dënuarit Nikolla Gruevski. Të gjithë kërkesat u refuzuan.

Për rastin “Tanku”, ish-kryeministri Nikolla Gruevski si nxitës për kryerje të veprës është dënuar me dy vjet burg, ndërsa ish-zëvendësministri në MPB Gjoko Popovski me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg.

Në Gjykatën Penale në Shkup për “Tanku”-n po zhvillohet procedurë e ndarë kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska./MIA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura