Mbrojtësi vendos të largohet nga Interi, kalon te skuadra tjetër e Serie A

Jan 17, 2020 | 18:44
SHPËRNDAJE

Përveç përforcimeve në skuadër, te Interi punojnë edhe për merkaton në dalje.

federico-dimarco-inter-cagliari-coppa-italia_1ols7oo4ii44q1k7ka8412hgkn

Federiko Dimarko do të largohet nga Interi, teksa do të kalojë te skuadra tjetër e Serie A, Helas Verona, raporton “Sky Sport”. Mbrojtësi i majtë nuk ka gjetur hapësira në drejtimin e Kontes, dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet nga zikaltërit për të gjetur më shumë minuta në dispozicion.

Dimarko do të kalojë te Verona në një huazim të thjeshtë 6-mujor, teksa më pas do të rikthehet përsëri te Interi. Marrëvershja mes palëve është arritur dhe lojtari do të zyrtarizohet te ekipi i ri në javën tjetër, pasi të ketë kaluar vizitat mjekësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura