Mbrojtësi i Luftëtarit “tërbon” vlonjatët me prezencën në stadium, Bushiç e shoqëron

Apr 23, 2018 | 14:36
SHPËRNDAJE

Ivan Jakovljeviç “tërboi” dje vlonjatët. Ish-lojtari u kthye në stadiumin “Flamurtari” ndërsa me familjen e tij ka ndjekur ndeshjen, duke ‘spiunuar’ njëkohësisht për vetë faktin se në fundjavë, vlonjatët luajnë në Gjirokastër. Por, Jakovljeviç është mirëpritur nga të gjithë. Fillimisht ish-lojtari i Flamurtarit është ndalur nga Vasil Ruci.

gavazaj jakovljevic

Ky i fundit i thotë diçka në vesh, që me shumë gjasa lidhej me një rikthim te Flamurtari, por kur lojtari reagon, Ruci i thotë: “Mos më thuaj mua jo”. Më pas ka qenë kapiteni Bushiç që e ka ftuar lojtarin të ulet pranë tij. Së bashku kanë ndjekur pjesën e parë të takimit, ndërsa Jakovljeviç binte në sy, teksa mbështeste Flamurtarin.

30171095_1940993029309543_2743202192387439330_o

Në fund të pjesës së parë, Jakovljeviç takon sanitaren e stadiumit. Kjo e fundit i thotë: “Ivan, do vish në Vlorë?”, ndërsa lojtari i përgjigjet: “Jo”! Më tej sanitarja i drejtohet Bushiçit. “Bushiç, nuk ka shanse që Ivani të na bëjë gol në Gjirokastër”. Me batutë, Bushiç i thotë: “Vetëm një mund të na bëjë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura