“Mbrojtësi është gati të luajë për Milanin”, agjenti i lojtarit italian lumturon tifozët kuqezi

Nov 19, 2019 | 15:45
SHPËRNDAJE

Matia Kaldara ka hyrë në sezonin e dytë me Milanin, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje me kuqezinjtë në Serinë A.

CALDARA

Pas kalimit nga Juvrentusi te Milani, futbollisti është shoqëruar nga dy dëmtime që e kanë mbajtur larg fushave të blerta për një periudhë të gjatë kohore. Mbrojtësi nuk luan për “Djallin” që nga prilli i këtij viti, ku u dëmtua në ndeshjen me Lacion në Kupën e Italisë, e cila u humb nga kuqezinjtë me rezultatin 0-1.

Tashmë lojtari e ka lënë pas krahëve dëmtimin, dhe është rikuperuar plotësisht, teksa është grumbulluar edhe në dy ndeshje, atë kundër Lacios dhe Juventusit në kampionat.

Për këtë ka folur edhe agjenti i futbollistit, Bepe Riso, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se klienti i tij e ka kaluar dëmtimin dhe tani është i gatshëm të luajë për Milanin. “Kaldara është rikuperuar plotësisht dhe e ka lënë pas krahëve dëmtimin. Mbrojtësi është i gatshëm të luajë për kuqezinjtë, dhe gjithçka po shkon shumë mirë. Ai më thotë se ndihet shumë mirë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura