Mbretëria e Bashkuar i bashkohet SHBA-së, Japonisë dhe Kanadasë për të ndaluar importet e arit rus! Boris Johnson: Do godasim në zemër të makinës luftarake…

Jun 26, 2022 | 9:29
SHPËRNDAJE

Britania e Madhe do i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Kanadasë në punimet e samitit të G7-s për ndalimin e importit të arit rus.

tag_reuters.com,2022_newsml_LYNXMPEI5P02F_12022-06-26T070111Z_1_LYNXMPEI5P02F_RTROPTP_3_RUSSIA-GOLD

Eksportet e reja nuk do të lejohen më në të katër vendet, pas zbatimit të masave të reja më të ashpra për të rritur presionin mbi Kremlinin për shkak të luftës në Ukrainë.

Ari është eksporti më i madh jo energjetik i Rusisë, me vlerë që arriti deri në 12.6 miliardë paund për ekonominë ruse në vitin 2021.

Kufizimet e importit në Mbretërinë e Bashkuar tani do të zbatohen për mbi 13.5 miliardë paund eksporte ruse.

Duke folur për masat e reja, kryeministri Boris Johnson tha: “Masat që kemi shpallur sot do të godasin drejtpërdrejt oligarkët rusë dhe do të godasin në zemër të makinës luftarake të Putinit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura