Mbretëri e Bashkuar, shkon në 233 numri i të vdekurve. Blerjet e panikut, infermieret nuk gjejnë ushqime pas turneve të gjata 

Mar 21, 2020 | 19:06
SHPËRNDAJE

Numri i të vdekurve me koronavirus u shut me 53 të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë ditë së shtunë, duke e çuar totalin në 233 viktima, sipas shërbimit shëndetësor britanik, NHS.

“Pacientët ishin nga 41 në 94 vjeç dhe kishin të gjithë problem të tjera shëndetësore”, njoftoi NHS. Kryeministri britanik ka urdhëruar mbylljen e pabeve, kafeneve dhe palestrave, me Britaninë që nisi kështu zbatimin e masave kufizuese në ditën e parë.

download

Qeveria është lutur që blerësit e “panikut” të qetësohen dhe të konsiderojnë edhe njerëzit më të rrezikuar në urgjencën e koronavirusit, para se të boshatisnin supermarketet e vendit për ushqime dhe sende thelbësore. Sekretari i Mjedisit George Eustice tha se ka “më shumë se sa mjaftueshëm ushqime”, por tha se blerësit e babëzitur po privojnë britanikët e tjerë, përfshirë këtu edhe stafin e vijës së parë të NHS.

Duke folur në konferencën e fundit të shtypit ditor nga “Downing Street” këtë pasdite, ai tha: “Ne e pranojmë që kjo është një kohë sfiduese dhe ka shumë gjëra që Qeveria po i kërkon kombit të bëjë ndryshe pasi ne punojmë së bashku për të luftuar këtë pandemi. Bëhu përgjegjës kur blen dhe mendo për të tjerët.

Blerja e më shumë seç duhet, do të thotë që të tjerët mund të mbesin pa të domosdoshmen”. Drejtori mjekësor kombëtar NHS në Angli Stephen Powis, dënoi blerësit egoist duke thënë: “Sinqerisht, të gjithë duhet të kemi turp. Shefi i shëndetësisë tregoi një video virale të punonjëses së shëndetit, Dawn Bilbrough, 51 vjeç, e cila u përlotur tregonte se si u përball me rafte bosh në supermarket dhe nuk mundi të blejë ushqime pas 48 orësh rraskapitëse në punë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura