Mbretëresha Elizabeth shpallet “E moshuara e vitit”, por e refuzon çmimin! Ja arsyeja

Oct 20, 2021 | 23:51
SHPËRNDAJE

Mbretëresha Elizabeth mbushi 95 vjeç në muajin prill, por nuk ndihet aspak e moshuar. Sipas “Daily Mail”, ajo u nderua me një çmim “Oldie of the Year” (E moshuara e vitit), nga një revistë britanike, por e refuzoi atë me mirësjellje.

mbreteresha elizabeth (1)

Madhëria e saj beson se njeriu është aq i vjetër sa ndihet, dhe si e tillë, Mbretëresha nuk beson se i plotëson kriteret përkatëse për ta pranuar çmimin dhe shpreson që të gjeni dikë më të denjë,”- tha Tom Laing-Baker, ndihmës sekretari privat i Mbretëreshës, në një letër të publikuar nga revista “The Oldie” të martën.

mbreteresha elizabeth (3)

“The Oldie”, një e përjavshme britanike, synon grupin e moshuar “si një alternativë ndryshe nga një media e fiksuar pas rinisë dhe famës”. Çdo vit ata dhurojnë çmimin “Oldie of the Year” me anë të një ceremonie. Fituesit e mëparshëm kanë qenë disa emra të njohur, përfshirë Eileen Atkins, Glenda Jackson, Peter Blake dhe David Hockney.

Megjithatë anëtarë të tjerë të familjes mbretërore e kanë miratuar ceremoninë. Dukesha Camilla dhe Princi i ndjerë Philip kanë pranuar çmime nga revista e njohur.

mbreteresha elizabeth (4) mbreteresha elizabeth (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura