“Mbresat nga UEFA janë të shkëlqyera”- Rama nxjerr videon nga aeroporti i Rinasit: Mbi 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë, fluturime rekord…

May 25, 2022 | 19:13
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një video nga aeroporti i Rinasit pak para finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoord-it. Rama shprehet se në më pak se 48 orët kanë ardhur mbi 20 mijë vizitorë.

198174

Ai shton se mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pavarësisht shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa e jashtëzakonshme.

“Fluturime rekord në aeroportin “Nënë Tereza”, ku janë procesuar mbi 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë dhe ku mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pas shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa e jashtëzakonshme”, shkruan Rama.


View this post on Instagram

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura