Mbrëmjen e 27 korrikut mos ia ndani sytë hënës, pamja e mrekullueshme që s’do ta shihni herë tjetër

Jul 18, 2018 | 22:23
SHPËRNDAJE

Eklipsi më i gjatë hënor për këtë shekull dhe shansi për të parë nga afër planetin Mars po vjen. Të premten e 27 Korrikut eklipsi hënor do të shihet në pjesën më të madhe të Europës, Azisë, Australisë, Afrikës dhe një pjesë të Amerikës Jugore.

Amerika Veriore dhe ajo Qendrore nuk do të mund ta shohin këtë eklips, megjithatë astronomët janë përgatitur për ta shijuar këtë moment dhe pritet që ta transmetojnë live në internet.eklipsiiii-1-933x445

Ky do të jetë eklipsi i dytë hënor për 2018-ën. I pari ndodhi më 31 Janar dhe zgjati në total 3 orë dhe 23 minuta. Megjithatë koha që eklipsi ishte i plotë, ishte 1 orë e 16 minuta.

Por eklipsi i ri hënor pritet të zgjasë 1 orë e 43 minuta dhe gjithsej 4 orë, duke u bërë kështu eklipsi më i gjatë për këtë shekull.

Eklipsi i plotë është një fenomen i rrallë që ndodh kur Hëna, Toka dhe Dielli alinjohen dhe hëna e plotë kalon pas planetit tonë, duke rënë në hijen e tij./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura