Mblidhet sot juria e çmimit “Kadare”, ja kush janë 10 finalistët

May 19, 2018 | 21:21
SHPËRNDAJE

Juria e çmimit Kadare, e cila çdo vit ndahet nga Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës është mbledhur sot për të seleksionuarit 10 autorët që do të kalojnë në fazën finale.

“Juria e çmimit Kadare u mblodh sot për të vendosur 10 autorët që do të garojnë për ccmimin e madh. Pas një diskutimi mbi autorët dhe veprat konkurruese u vendos që vetëm 10 prej tyre të garojnë për çmimin e madh”, tha Alda Bardhyli, koordinatore e çmimit Kadare.

Sipas saj, në përzgjedhjen e 10-të autorëve juria ka qene pothuajse unanime, duke i parë si veprat që mbartin gjithë elementët e duhura që duhet të ketë një vepër letrare.32929962_2112692435641936_6283082596184227840_n

“Tashmë konkursi Kadare ka hyrë në një fazë tjetër. Juria do të mblidhet sërish ditën e martë më 22 maj për të vendosur 5 finalistet, e këtij çmimi”, thotë Bardhyli. Juria e çmimit Kadare këtë vit kryesohet nga Kim Mehmeti një emër i njohur i letrave shqipe dhe në përbërje janë emra të njohur të letrave si Genciana Abazi, Ledia Dushi, Agim Baçi dhe Eni Vasili.

“Ky konkurs i rëndësishëm për letërsinë shqipe kulmon me Ditët Letrare të Razmës (25-27 maj), një aktivitet që bën bashkë shkrimtarë, përkthyes, kritikë të cilët këtë vit do ti bashkohen një konference shkencore me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë”, një temë e zgjedhur me rastin e Vitit të Skënderbeut shpallur nga qeveria shqiptare. Kritika dhe studimet shqipe nuk e kanë shtjelluar ende dimensionin letrar që kjo figurë e historisë sonë ka pasur në librat e shumë shkrimtarëve të huaj, që kanë gjetur tek ai shpesh personazhin më interesant për veprat e tyre”,- thotë Bardhyli.

32857573_2112692348975278_2978666678562324480_n (1)

Çmimi letrar “Kadare” është një prej çmimeve më të mëdha letrare që ndahet çdo vit për një autorë shqiptar. Çmimi ka një vlerë prej 10 mijë euro dhe vepra fituese botohet nga Mapo Edition. Ky është edicioni i katërt i këtij çmimi i cili është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në hapësirën shqiptare.

Vjet me këtë çmim u nderua shkrimtari Musa Ramadani ndërsa më parë janë vlerësuar autorët Shkëlqim Çela dhe Rudolf Marku.

Ja kush janë 10 finalistët e çmimit Kadare

Finalistët:

  1. Vera Bekteshi Një rrugë e gjatë pa krye                                          roman
  2. Zija Cela Dialli komik                                                                     roman
  3. Virgjil Muci Piramida e shpirtrave                                                    roman
  4. Gazmend Krasniqi Triologjia e Shkodrës                                          roman
  5. Sokol Thana Guvernatori i shtëpisë së vogël                                    roman
  6. Rudina Cupi Shenjat e pikësimit                                                      roman
  7. Thanas Dino Prishja ose Ndërrimi dhe ndalimi                                  roman
  8. Alion Çaçi Tregime të Rinisë                                                            tregime
  9. Bashkim Hoxha Një ditë si Skëndërbeu                                            roman
  10. Shpëtim Selmani Libërthi i dashurisë                                               roman

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura