Mblidhet parlamenti i ri në Maqedoninë e Veriut

Aug 4, 2020 | 20:53
SHPËRNDAJE

Parlamenti i ri i Maqedonisë së Veriut u mblodh sot në seancën e parë pas zgjedhjeve të parakohshme të 15 korrikut.

92D61A98-A26F-4C77-AF62-9024351D5AC7_w1023_r1_s

Deputetëve të rinj iu desh t’u nënshtrohen masave të shtuara të kontrollit në hyrje të ndërtesës së parlamentit për shkak të koronavirusit që është përhapur dhe po merr nga disa jetë njerëzish për çdo ditë në këtë vend.

Seancën hapëse e drejtoi kryetari i përbërjes së kaluar të parlamentit, Talat Xhaferi, i cili për disa ditë ishte i shtruar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen, teksa kishte rezultuar tre herë negativ në testet për COVID-19.

Seanca mbahet, jo në sallën e zakonshme, por në një hapësirë më të madhe nën kupolën e parlamentit që mundëson një distancë më të madhe fizike ndërmjet ligjvënësve, për t’iu shmangur kështu rrezikut nga përhapja e mundshme e virusit.

Posti i kryetarit të ri të parlamentit i takon shumicës së re parlamentare, e cila ende nuk është formuar. Ndërkohë, presidenti i vendit Stevo Pendarovski, në bazë të kushtetutës, në një afat prej dhjetë ditësh nga dita e sotme ia jep mandatin për formimin e qeverisë partisë e cila do të sigurojë shumicën prej 61 deputetësh në parlamentin prej120 vendesh.

Mandatari, nga ana tjetër, ka 20 ditë në dispozicion pasi ta marrë mandatin për ta formuar kabinetin qeveritar dhe për t’ia paraqitur parlamentit programin e qeverisë.

/VOA/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura