Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore, ja kur do të shqyrtohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Sep 23, 2020 | 10:22
SHPËRNDAJE

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot  për të futur në rend të ditës ndryshimet në Kushtetutë që do të reflektohen në Kodin Zgjedhor.

ruci konferenca e kryetareve

Burime për Panorama bëjnë të ditur se Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që draftet për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore të shqyrtohen nga komisioni i ligjeve dhe në seancen e datës 1 tetor të futen në rend dite.

Deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar këto ndryshime, teksa në Këshill Politik ende s’ka konsensus.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë dorëzuar nga një draft, ndërsa përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka paralajmëruar se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, brenda afatit ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor për mos lënë vakum.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura