Mblidhet KED/ Konstituohet këshilli dhe ngrihet grupi i punës, ja anëtarët

Mar 19, 2018 | 14:19
SHPËRNDAJE

Zhvilohet mbledha e pare e Këshillit te Emërimeve në Drejtësi, gjate te ciles u be konstituimi i KED, marrja në dorëzim e dokumentacionit mbi kandidaturat që kanë aplikuar për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe u ngrit grupi i punes për hartimin e rregulloreve për funksionimin e këtij këshilli.

ked

Grupi i punës do të përbëhet nga Artan Broci, Altina Xhoxhaj dhe Vitore Tusha. Gjithashtu mbledhja u zhvillua edhe në praninë e Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca, përfaqësuesve të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Ulsi Manja dhe Enkeled Alibeaj, përfaqësuesit të Institucionit të Presidencës Z. Bledar Dervishaj si dhe përfaqësuesit të Kryetarit të Kuvendit Genc Gjonçaj.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, autorizoi Kryetarin e tij Broci, për të bashkëpunuar gjatë këtij procesi, edhe me përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri si EURALIUS, etj., duke vlerësuar maksimalisht kontributin dhe asistencën e çmuar që kanë dhënë këto misione gjatë fazës së hartimit dhe implementimit të procesit të reformës në drejtësi.

Në këtë mbledhje merrnin pjesë anëtarët e zgjedhur të K.E.D.:

  1. Artan Broci

2. Altina Xhoxhaj

3.      Rovena Gashi

4.      Gentjan Trenova

5.      Fajtona Memçaj

6.      Enton Dhimitri

7.      Fatos Qato

8.      Ahmet Jangulli

9.      Vitore Tusha (anëtar zëvendësues)

10.  Shkëlzen Selimi (anëtar zëvendësues)

11.  Sotiraq Lubonja (anëtar zëvendësues)

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura