Mblidhet Byroja për të marrë vendimin, Noka jashtë Kryesisë: Është turp të përjashtohesh për…

Oct 13, 2017 | 9:18
SHPËRNDAJE

Pas ndërprerjes së seancës plenare si rezultat i prezencës së deputetit demokrat Flamur Noka në sallë, pasi ishte pezulluar nga kryeparlamentari Ruçi, mbledhur Byroja Parlamentare.

noka bllokon kuvendin

Ashtu siç u njoftua edhe gjatë seancës, mbledhja e Byrosë Parlamentare nisi në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë deputeti Noka ka folur jashtë Kryesisë së Kuvendit.

“Është turp të përjashtohesh se kërkove fjalën për procedurar” ka thënë Noka.

“Neni 49 i rregullores thotë kur një deputet kërkon fjalën për procedurë ajo jepet menjëherë. Ju e patë që unë kërkova fjalën për procedurë dhe asgjë më shumë. Insistova për procedurë që të kem të drejtën e fjalës. Unë dëgjova një kryeministri që fliste me një zhargon rrugaçëror.

Që t’i kërkoja kryetarit të Kuvendit t’i tërhiqet vëmendjen kryeministrit që të mos fliste me zhargon rruge. Në vend që të përjashtohet ai, përjashtohet deputeti pse kërkoi zbatimin e rregullores. Duan të shantazhojnë opozitën për t;i mbyllur gojën. Unë s’kam fyer asnjë njeri, sepse të drejtën që ma ka dhënë rregullorja, ma ka mohuar në mënyrë të përsëritur kryetari i Kuvendit. Fjala rrugaç i drejtohet atij që përdori fjalor rruge në Kuvend. Këtë bëri kryeministri”, tha Noka nga Kryesia e Kuvendit pak para se Ruçi të komunikojë vendimin e Byrosë për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura