Mbledhja me Këshillit të Rregullores dhe Mandateve me dyer të mbyllura, Topalli: Është bërë përherë me dyer të hapura

Mar 25, 2015 | 18:49
SHPËRNDAJE

Pas publikimit të lajmit në mediat se mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin po zhvillohej me dyer të mbyllura, ka reaguar edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, Topalli shkruan se këto mbledhje janë zhvilluar të hapura për mediat.

Jozefina Topalli

“Mbledhja e Keshilit te Rregullores ne gjithe praktiken Parlamentare eshte bere perhere vetem e hapur”,-ka shkruar Topalli në Facebook”.

Më herët, përfaqësues të opozitës kanë debatuar në komision me deputetë të mazhorancës lidhur me zhvillimin e mbledhjes me dyer të hapura për mediat. Deputetët e PD-së bashkë me deputetin Tom Doshi, kanë kërkuar që mbledhja të jetë e hapur. Ndërkaq, me Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet është vënë në lëvizje me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit për deputetin Tom Doshi dhe Mark Frroku. Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit për dy deputetët me akuzat se kanë bërë dëshmi të rreme para organit të akuzës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura